Apostolova: Aplikimi për statusin e kandidatit në BE mund të refuzohet

20 shkurt 2018 | 11:59

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se Kosova mund ta aplikojë për statusin kandidat për në BE, por sipas saj aplikimi mund të refuzohet.

“Druaj që menjëherë shtetet mosnjohëse ta refuzojnë atë aplikacion. Duhet të flitet me Qeverinë se kur duhet të aplikohet”, ka shtuar ajo.

Apostolova këto komente i ka bërë në konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), raporton “EO”.

Sipas saj, anëtarësimi në BE nuk do të bëhet me automatizëm vetëm me merita, prandaj siç ka thënë ajo, është i rëndësishëm dialogu Kosovë-Serbi e në veçanti lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salihe Salihu - PhD kandidat Kosova pas çlirimit nga okupimi…