Apostolova: BE-ja pret normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

17 shtator 2018 | 16:52

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Nataliya Apostolova, e ka mirëpritur suksesin Kosovës ka shënuar në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Ajo një fjalën e saj në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ka apeluar që liderët kosovarë të jenë të bashkuar kur bëhet fjalë për çështje madhore të Kosovës.

“Jam shumë e lumtur që Kosova ka treguar progres në rrugëtimin e saj sa i përket liberalizimit”.

“Marrëveshja për Stabilizim-Asociim ndihmon Kosovën për një ekonomi më stabile. Implementimi i MSA-së është një pakt për Kosovën”, ka thënë Apostolova.

Më tutje, Apostolova ka folur edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, ajo ka thënë se BE-ja pret që këto dy vende t’i normalizojnë raportet.

“Bashkimi Evropian pret që të dyja palët të vazhdojnë të punojnë deri në arritjen e një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Progresi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell jetë më të mirë për qytetarët”, ka deklaruar Apostolova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të…