Apostolova: Nuk e di nëse sivjet qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza

17 prill 17:05

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se me Raportin e Progresit është konfirmuar përkrahja për Kosovën.

Ajo në një konferencë për medie ka thënë se ky raport nuk është aq pozitiv sa është pritur.

Ndërsa, sa i përket fushës së sundimit të ligjit dhe në veçanti luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ajo ka thënë se kjo ende është në fazën e vlerësimit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se një vlerësim ndoshta mund të bëhet javën e ardhshme.

Si suksese të institucioneve të Kosovës, Apostolova ka përmendur ratifikimin e demarkacionit më Malin e Zi.

Më tutje, Apostolova është shprehur se Kosova ka ende punë për të bërë në përafrimin me Bashkimin Evropian (BE) .

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, në këtë konferencë nuk ka lënë pa e përmendur edhe ekstradimin e gjashtë qytetarëve turq ku sipas saj ka ngjallur reagime në Bruksel.

E pyetur sa a do të ndodhë liberalizimi i vizave në vitin 2018, ajo ka thënë se nuk e di nëse sivjet do të hiqen vizat.

“Nuk e di nëse 2018 është viti i liberalizimit, sepse kjo varet nga Kosova dhe nga shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë ajo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ua ka mbyllur xhirollogaritë personale bankare…