Apostolova, politikanëve: Mendoni për qytetarët dhe për rininë e Kosovës

22 shkurt 21:34

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në “Twitter”.

“Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership. I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar ajo,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka lëshuar në mbrëmjen e…