Apostolova, Qeverisë: Jeni vonuar në implementimin e reformave

12 qershor 2018 | 15:26

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova është vonuar në implementimin e reformave.

Në këtë kontekst, ajo ka kërkuar që të përshpejtohen punët deri në shtator të këtij viti.

“Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendos mes shty afatit e implementimin. Para shtatorit 2018 kështu që imazhi i Kosovës është një partneritet i vërtet me i plotësuar kriteret është në rrugë të mirë, por aktualisht duhet të përballemi me realitetin tjerë”, ka thënë Apostolova në mbledhjen e Qeverisë në të cilën ka prezantuar Agjendën e Reformave Evropiane (ERA).

Ajo ka thënë se është shumë më rendësi që institucionet të zënë hapin deri në fund të vitit në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-ja.

“Është shumë e rëndësishme që të kapni këtë mundësi deri në fund të vitit. Ne nuk dimë se kush kanë me qenë komsionerët e rinj. Ju keni presidentin Juncker që është prej politikanëve kryesor dhe keni komisionarin Hahn që është mik shumë i mirë i Kosovës. Mos e humbni këtë mundësi”, ka thënë Apostolova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar…