Apostolova: Qeverisja e mirë ekonomike, kriter kryesore për rrugën evropiane të Kosovës

12 shkurt 2020 | 15:46

Stabiliteti makro-ekonomik dhe fiskal si dhe qeverisja e mirë ekonomike, janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës, kështu u tha gjatë takimit të shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Bislimi dhe Apostolova po ashtu në këtë takim kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në ndihmën që BE-ja bënë për Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe përdorimin e duhur të kësaj ndihme nga institucionet.

Ministri Bislimi ka njoftuar Apostolovën për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe Transfereve gjatë këtij mandati katër vjeçar të qeverisë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së. “Stabiliteti makro-ekonomik dhe fiskal si dhe qeverisja ekonomike, janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës, e ndjekur nga BE-ja përmes Programit të Reformës Ekonomike dhe dialogut ekonomik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova merr pjesë”, ka thënë Apostolova.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë formave të saj bombastike, të cilat nuk e ka…