“Apple” jep lajmin e madh: Do të ulen çmimet e “iPhone”-ve

31 janar 2019 | 12:17

Prej dhjetorit të vitit të kaluar fitimet e “Apple” nga shitja e celularëve “iPhone” ranë ndjeshëm, ndaj kompania vendosi të bëjë disa ndryshime. Sipas drejtorit ekzekutiv, Tim Cook, çmimet e celularëve “iPhone” do të ulen, dhe kjo do të ndodhë kryesisht në ato tregje ku monedha vendase ka pësuar shfuqizim krahasuar me dollarin.

“Ne e menduam gjatë dhe vendosëm të ulnim çmimet, me shpresën se kjo do të na ndihmojmë me shitjet”, ka deklaruar Tim Cook për “Reuters”. “Reuters” bën me dije se çmimet e “iPhon”-ve janë të ndryshme në tregje të vende të ndryshme por krahasuar me Britaninë dhe ShBA-në, Evropa ka çmimet më të larta.

Ndryshe nga gjigantët e tjerë të telefonave celularë, produktet e “Apple” nuk pësojnë ulje çmimi me kalimin e viteve. Ky problem u bë temë e gjerë diskutimi nisur nga një artikull investigues i “Business Insider”, por mesa duket gjërat do të ndryshojnë dhe të apasionuarit pas celularëve “iPhone” do të kenë tani mundësi të kursejnë disa para./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i…