“Apple” përditëson sistemin operativ | Të rejat që vijnë për përdoruesit e iPhone

29 mars 2023 | 22:48

Përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, është i disponueshëm nga sot për modelet iPhone, duke nisur që nga iPhone 8 e deri te modelet më të reja.

Sistemi operativ vjen me risi, që përfshijnë 21 “emoji” të reja në tastierë.

Por, më e rëndësishmja është përmirësimi i izolimit të zërit, që bllokon zhurmat në sfond kur je duke folur në celular.

Disa ditë më parë u njoftua se Apple po punon për një celular të palosshëm iPhone, edhe pse gjithmonë ka mohuar se ka ndërmend ta lançojë në periudhën afatshkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që ende…