Aprovohet dorëheqja e prokurorit të shtetit, Jeton Koca
16 mars 2026
| 10:54
Prokurori i Shtetit, Jeton Koca, ka dhënë dorëheqje.
Ky vendim i tij, është aprovuar me pesë vota pro gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka thënë se dorëheqja e prokurorit, Jeton Koca do t’i dorëzohet presidencës për aprovim.
“Ju njoftojmë se me 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë zoti Jeton Koca njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tregoi Gashi.
Ndërkaq, zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi shprehu mirënjohjen për kontributin e Kocës në sistemin prokurorial në vend, raporton Telegrafi.



