Aprovohet kërkesa e ministres së Financave për rishikim të buxhetit

05 qershor 2020 | 14:29

Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, sot ka mbajtur një mbledhje, me ç’rast është miratuar kërkesa për shqyrtimin e propozim-vendimit për të kërkuar nga Kuvendi të bëjë ndryshimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përkohshëm.

Këtë kërkesë e ka bërë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe është aprovuar nga kabineti qeveritar.

“MF propozon rishikimin rregullave fiskale që në këtë kohë llogaritet të jenë kufizime buxhetore për këtë situatë – marrë parasysh që parametrat makro-fiskalë të paraqitur për ndarjen buxhetore për vitin 2020 ndikohen nga situata me Covid-19 – nevojiten të ndryshohen përkohësisht disa rregulla fiskale për menaxhimin e financave. Andaj, propozoj të aprovohet ndryshimi i përkohshëm i kufirit të deficitit në nivelin deri në 6.5% të bruto produktit të propozuar. Kërkohet të bëhet ndryshimi i përkohshëm i rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimi i bilancit bankar dhe i njëjti duhet të miratohet nga Kuvendi”, u shpreh Bajrami. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Kuçi ka pranuar detyrën e ministrit të Ambientit, nga…