Aprovohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për urdhërarrestin ndaj Radojçiqit

18 qershor 2025 | 16:14

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Speciale për lëshim të letër rreshtimit vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radojçiqit në kuadër të hetimeve për barrikadat në vitin 2022 në katër komunat veriore.

Përveç Radojçiqit urdhërarrest është lëshuar edhe ndaj 10 personave tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast”

“Duke u hetuar mund të konfirmojmë se janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese. Ndërsa për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, pasi duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, ka thënë ajo për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka rinisur bisedimet me Victor Osimhen, pasi e sheh…