
Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën në fushën e transportit ajror
28 maj 2025
| 13:22
Është aprovuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad përmes një njoftimi për medie.
“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror. Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Kosovës.