
Arabia Saudite josh edhe Pogban
10 korrik 2023
| 13:11
Radarët e Arabisë Saudite bien edhe mbi Paul Pogba. “Tuttosport” raporton se si francezi fluturoi në Lindjen e Mesme për të vizituar mjediset e Al Hittad, të drejtuar nga Nuno Espirito Santo, i cili është gati t’i ofrojë francezit një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë 100 milionë euro, plus bonuse.
“E ardhmja jote këtu? Jo sot, le të shohim nesër”, thotë Pogba në video e regjistruar nga një tifoz. Tek Al Hittad, “oktapodi” do të gjente bashkatdhetarët e tij Kante dhe Benzema.