
Arabia Saudite, nikoqire e Kupës së Botës 2034
FIFA ka konfirmuar se Arabia Saudite do të jetë nikoqire e Kupës së Botës 2034, duke sjellë për herë të parë turneun më të madh futbollistik në historinë e saj.
Vendi arab u shpall fitues i kandidaturës pa konkurrencë direkte, pasi Australia u tërhoq në momentet e fundit.
Ky Botëror do të zhvillohet me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe pritet të luhet në 15 stadiume moderne në pesë qytete kryesore: Riyadh, Jeddah, Al Khobar, Abha dhe projekti futuristik NEOM.
Stadiumi “King Salman” në kryeqytet, me kapacitet rreth 92 mijë vende, do të jetë arena e finales dhe e ndeshjes hapëse. Autoritetet saudite kanë nisur investime gjigante në infrastrukturë, përfshirë stadiume të reja dhe transport publik, ndërsa kanë konfirmuar se gjatë turneut nuk do të shitet alkool, në përputhje me rregullat lokale.
Kupa e Botës 2034 shihet si një hap i madh në vizionin “Saudi Vision 2030”, me synim të prezantohet Arabia Saudite si një qendër globale sportive dhe turistike.