Arabia Saudite synon ta mbajë Ronaldon në vend, i ofron rol pronari te Al Nassr

23 janar 2026 | 11:43

Arabia Saudite po shqyrton një plan ambicioz për ta mbajtur Cristiano Ronaldon të lidhur me futbollin saudit edhe pas përfundimit të karrierës së tij aktive.

Sipas raportimeve, autoritetet sportive saudite janë duke diskutuar mundësinë që t’i rritet përqindja e pronësisë që Ronaldo aktualisht ka te Al Nassr, e cila besohet të jetë rreth 15 për qind.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të shmanget një rënie e ndjeshme e interesimit global për Saudi Pro League në rast se ylli portugez vendos të largohet nga kampionati. Prania e Ronaldos ka qenë kyçe në rritjen e audiencës, marketingut dhe vëmendjes ndërkombëtare ndaj futbollit saudit.

Duke i ofruar një rol afatgjatë si bashkëpronar apo figurë drejtuese, Arabia Saudite synon ta shndërrojë Ronaldon në një ambasador të përhershëm të projektit sportiv, edhe pasi ai të varë këpucët në gozhdë.

Një lëvizje e tillë do të ishte historike për Saudi Pro League dhe do të konfirmonte strategjinë e tyre për të mos u varur vetëm nga kontratat e shkurtra të lojtarëve, por për të ndërtuar një identitet global afatgjatë me figura ikonike të futbollit botëror.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do ta pranojë këtë rol të zgjeruar, por sinjalet tregojnë se Arabia Saudite është e vendosur ta mbajë “CR7” si pjesë kyçe të projektit të saj sportiv edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka…