Arbana Osmani flet haptazi për ndërhyrjet që ka kryer në fytyrë

17 korrik 2025 | 13:00

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka kryer, duke i dhënë një përgjigje të sinqertë një pyetjeje të ndjekësve në Instagram.

Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh, një ndjekës e pyeti direkt: “Mund të më tregosh se cilat janë pjesët që ke bërë botoks?”. Pa hezitim, Arbana u përgjigj duke treguar se ka përdorur botoks për të trajtuar zonën e ballit dhe rrudhat poshtë syve.

Ky reagim i Arbanës vjen në një kohë kur shumë personazhe publike po i japin hapësirë transparencës mbi trajtimet estetike, duke thyer tabutë dhe duke nxitur një debat më të hapur mbi përmirësimet kozmetike.

Prezantuesja, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe natyrshmërinë, ka fituar simpatinë e shumë fansave jo vetëm për karrierën por edhe për mënyrën se si i përballon temat personale në rrjetet sociale.

Ky hap i Arbanës për të folur publikisht për botoksin është një shembull i mirë për publikun, që gjithnjë e më shumë po pranon dhe normalizon ndërhyrjet kozmetike si pjesë të kujdesit personal dhe mirëqenies.

E njëjta duhet theksuar se në shtator pritet të rikthehet sërish me programin “Mirëmbrëma yje”, me të cilin pati një sezon të shkëlqyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbnore Buçaj shpall te pa vlefshme Deftesat dhe Diplomën e…