Arbeloa i hedh “zjarr” debatit për portierin më të mirë në histori

13 mars 2026 | 14:53

Trajneri i Real Madridit, Arbeloa, ka komentuar debatin se cili është portieri më i mirë në histori.

Thibaut Courtois bëri një pritje spektakolare në ndeshjen ndaj City në mesjavë, duke i shtuar edhe një portë të paprekur ekipit të tij në një fitore shumë të rëndësishme të Realit ndaj Manchester City.

Pas ndeshjes Arbeloa tha se nuk ka parë dikë sikurse Courtois, gjë që i ka hedhur edhe më shumë “zjarr” debatit se cili është portieri më i mirë në histori, ku shumë njerëz po e diskutojnë se cili është më i mirë, Casillas apo Courtois.

Kjo lëndoi shumë tifozë duke ditur dashurinë e tyre për ish-kapitenin Casillas, të cilin e llogarisin si portierin më të mirë.

“Kam luajtur me shumë portierë të cilët llogariten portierë më të mirë në histori, por nga ajo që e kam parë tek Courtois nuk e kam parë asnjëherë më parë nga dikush tjetër, nuk ka dyshim është më i miri në historinë e Real Madrid pa dyshim’’, theksoi trajneri Arbeloa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për…