Arbeloa kritikon disa lojtarë të Real Madridit
09 mars 2026
| 14:30
Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka kritikuar disa futbollistë të skuadrës pas fitores ndaj Celta Vigo.
Sipas raportimeve nga Spanja, ai ka kërkuar më shumë përkushtim nga mesfushori Eduardo Camavinga, ndërsa në fokus kanë qenë edhe Franco Mastantuono dhe Dean Huijsen, të cilët nuk udhëtuan me ekipin për këtë ndeshje.
Pavarësisht fitores së siguruar me golin e vonshëm të Federico Valverde, trajneri madrilen kërkon më shumë disiplinë dhe angazhim nga lojtarët.



