Arben Gashi i LDK-së thotë se i kanë 61 vota, të hënën kalon projektligji i rimëkëmbjes ekonomike

08 tetor 2020 | 23:12

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të mbahet seancë e jashtëzakonshme të hënën me pikën për projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Gashi ka thënë se në emër të 61 deputetëve nënshkrues ka bërë kërkesën për votim të projekt-ligjit të hënën.

Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”, ka thënë shefi i GP të LDK’së.

Sot ka dështuar pët të gjashtën herë votimi i projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pasi në votim nuk kanë marrë pjesë opozita, VV dhe PDK.

Qeveria ka dështuar të sigurojë 61 vota në votimin e sotëm për këtë projekt-ligj, pasi pro kanë votuar vetëm 58 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Fidan Aliti e humbi një rast të mirë shënimi…