Arben Gega para bashkëvendësve: Nuk ka foltore më të veçantë se ajo në vendlindje
Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gega, ka zhvilluar një tubim elektoral në Studençan, ku është pritur nga qytetarë, familjarë, shokë dhe bashkëvendës.
Gjatë fjalimit të tij, Gega ka theksuar rëndësinë e lidhjes me vendlindjen dhe njerëzit që, sipas tij, e kanë përcjellë në rrugëtimin e tij profesional dhe politik.
“Nuk ka foltore më të veçantë se ajo në vendlindje. Sonte, në Studençan, fola para njerëzve me të cilët jam rritur, para familjarëve, shokëve dhe fqinjëve që më njohin prej vitesh. Para tyre nuk mund të flas ndryshe, përveçse sinqerisht, sepse ata e dinë rrugëtimin tim, punën time dhe njeriun që jam”, ka deklaruar Gega.
Ai ka shtuar se atmosfera në tubim ka qenë me energji dhe mbështetje të madhe nga qytetarët.
“Studençani sonte tregoi zemër, dinjitet dhe vendosmëri. Këtë energji do ta marr me vete në çdo hap të rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit nga zemra”, ka thënë ai.
Gega garon në listën e PDK-së me numrin 68, ndërsa subjekti politik mban numrin 125.



