Arben Pajaziti nga Nisma Socialdemokrate synon besimin e qytetarëve në Lipjan

07 shtator 2025 | 21:55

Ish-ushtari i UÇK-së, Arben Pajaziti, është kandidat për asamblenë komunale në Lipjan. Pajaziti garon në listën zgjedhore të Nisma Socialdemokrate me numrin 2, për asamblenë e Lipjanit.

“Të nderuar qytetarë të Lipjanit,

Unë, Arben Pajaziti, me numër rendor 2 dhe kandidat nga Nisma Socialdemokrate me numrin 186, kam vendosur t’i hyj kësaj gare për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin Komunal të Lipjanit.”, ka shkruar në njoftimin e tij Pajaziti.

Njoftimi i plotë:

Arben Muhamet Pajaziti – Kandidat për Asamblist në Kuvendin Komunal të Lipjanit

Numri rendor 2 – Nisma Socialdemokrate – Numri 186

Të nderuar qytetarë të Lipjanit,

Unë, Arben Pajaziti, me numër rendor 2 dhe kandidat nga Nisma Socialdemokrate me numrin 186, kam vendosur t’i hyj kësaj gare për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin Komunal të Lipjanit.

Në moshën e njomë të lirisë, pata nderin dhe përgjegjësinë të jem luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është gurthemel i jetës dhe bindjes sime që gjithmonë do të jem në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe të vlerave të lirisë sonë.

Sot, i armatosur me përvojë, përgjegjësi dhe dije profesionale, vij para jush si profesor i edukatës fizike, i afërt me rininë dhe energjinë e tyre, i vetëdijshëm për nevojat e brezave të rinj të komunës sonë. Unë dua të jem zëri i rinisë, i familjeve, i punëtorëve, i çdo qytetari të ndershëm të Lipjanit.

Unë nuk premtoj gjëra të mëdha e të paarritshme. Premtoj vetëm diçka të thjeshtë por jetike: besimin tuaj do ta kthej në punë, në përkushtim dhe në rezultate konkrete për të gjithë ju – dhe vetëm për ju.

Unë jam këtu për të ndërtuar një Lipjan më të drejtë, më zhvillimor dhe më të barabartë. Një komunë ku rinia gjen mbështetje, ku familjet ndihen të sigurta, ku shfrytëzohen mundësitë për zhvillim ekonomik, sportiv, kulturor dhe arsimor.

Prandaj, më ditën e zgjedhjeve, kërkoj votën tuaj, besimin tuaj, për mua Arben Pajaziti – numri rendor 2, Nisma Socialdemokrate, numri 186.

Sinqerisht,

Arben Muhamet Pajaziti, kandidati juaj për Asamble Komunale në Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti, Mentor Majaci i cili ka ndarë disa fotografi dhe…