Arbënesha Kuqi hyn në garë për deputete me numrin 41 në listën e PDK-së
Arbënesha Kuqi ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025. Pas katër viteve në krye të Kuvendit Komunal të Gjakovës, ajo thotë se është e gatshme të përfaqësojë qytetarët në Parlament, duke u bërë pjesë e ekipit të PDK-së të udhëhequr nga Bedri Hamza.
Postimi i plotë i Arbënesha Kuqit
Qytetare e qytetarë të Republikës së Kosovës,
Nganjëherë jeta na vendos përballë sfidave që kërkojnë guxim, përgjegjësi dhe vendime më të mëdha se vetja. Tani është një prej atyre momenteve.
Duke u bazuar në përvojën dhe rrugëtimin tim profesional dhe politik – me kërkesën e Degës së PDK-së në Gjakovë, si dhe pas udhëheqjes së Kuvendit Komunal përgjatë katër viteve të fundit me dinjitet e përkushtim – kam marrë vendimin të jem kandidate për Deputete të Parlamentit të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025.
Vendi ynë ka nevojë për mirëqenie, zhvillim ekonomik dhe institucione që punojnë pandalshëm për qytetarin. Këto mund t’i realizojë vetëm një ekip i dëshmuar dhe i përgjegjshëm. Prandaj, do të jem pjesë e ekipit të z. Bedri Hamza, bashkë me ekipin e Partisë Demokratike të Kosovës, të gatshëm t’i japim vendit drejtimin e duhur.
Kërkoj mbështetjen tuaj, nëse besoni se zëri im duhet të jetë përfaqësimi juaj në Parlament. Besimi juaj tashmë është dëshmuar përmes punës sime të deritanishme dhe unë jam e gatshme ta vazhdoj këtë rrugë me përkushtim dhe integritet.
Duke ju falënderuar paraprakisht për mbështetjen dhe besimin tuaj, ju siguroj se zgjedhja juaj do të nderohet me punë të palodhshme, transparencë dhe përgjegjësi të plotë ndaj secilit prej jush.
#PDK-130
Bedri Hamza – 1
Arbënesha Kuqi – 41



