‘Arbenita ndihet e rrezikuar’, flet avokati i modeles

24 korrik 2023 | 08:36

Fiks një javë më parë Prive solli ekskluzivisht detajet e dhunës fizike të ushtruar nga Fero ndaj Arbenitës mëngjesin e datës 11 korrik.

Emisioni ynë siguroi dosjen e prokurorisë, bashkë edhe me versionin e avokatit të njohur, Sherif Sherifi, i cili e mbron reperin.

Por, kësaj here, Arbenita do ta çojë në fund të gjithë rastin, përfshirë edhe nisjen e procedurave për divorc.

Për mbrojtje ligjore modelja e njohur ka angazhuar avokatin e njohur Arianit Koci.

Ky i fundit ndau detaje të reja në një prononcim për Prive, ku theksoi se pas ngjarjes, Arbenita ndihet e rrezikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, një 25-vjeçare…