Arbenita në ditën që u bë nënë, mbetet pa baba

25 prill 2021 | 13:14

Një ditë më parë, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Modelja e njohur solli në jetë një vajzë dhe nuk ngurroi që të postonte edhe foton e parë me të në rrjetet sociale.

Por kjo ditë e shënuar, u shoqërua me një tragjedi familjare për Arbenitën pasi në këtë ditë ajo humbi të atin si pasojë e Covid-19.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur motra e Arbenitës, përmes një postimi në “Facebook”.

“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat.

Një nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetës teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq’, ka shkruar motra e Arbenitës.

Ndërsa sot, Arbenita ka postuar në “Instastory” një foto të babait të saj të ndjerë, ku shprehet e trishtuar për humbjen e madhe.

Në ditën që u bë nënë, partnerja e Feros humb

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthimi i Anthony Davies nuk i shërbeu aspak Los Angeles…