
Arbenita nuk pranon ndërhyrjet në fytyrë, doktoresha e klinikës në Rusi ka diçka për të thënë
10 shtator 2020
| 11:31
Në qershor të këtij viti në rrjet bënë xhiro disa fotografi të modeles Arbenita Ismajli, të publikuara nga një klinikë e ndërhyrjeve estetike në Rusi.
Fotot u publikuan nga doktoresha e klinikës ku tregonte modelen shqiptare “Para dhe pas”. Nga pamjet, tregohej se e dashura e Feros kishte kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe kishte realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.
Në atë kohë modelja reagoi e revoltuar, duke u shprehur se ishte lodhur nga shpifjet e shumta për të.
Por së fundmi, ndryshe është përgjigjur doktoresha e klinikës në Rusi, e cila është pyetur posaçërisht për Arbenita Ismajlin në pyetjet e saj në InstaStory.
“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”
“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigjia e saj. Tani presim se si do reagojë sërish Arbenita.
