Arbër Kullashi ndalet në rrethin e dytë në Evropianin U-23

10 nëntor 2020 | 16:50

Arbër Kullashi është ndalur në xhiron e dytë në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos. Garuesi kosovar e fitoi duelin e parë kundër polakut Rdzmal. Mirëpo, ai u ndal në rrethin e dytë pasi u dorëzua përballë garuesit spanjoll, Nieto Trinidad.

Kosova megjithatë doli mirë nga ky eveniment, i cili u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 63 kilogramë, ndërsa ditë më parë e kishte fituar të argjendtën në Evropianin U-21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Alvaro Morata, pas kalimit nga Atletico Madrid te Juventusi…