Arbër Prekazi i bashkohet Prishtinës së Re

04 shkurt 2026 | 16:36

KF Prishtina e Re e ka prezantuar si përforcim të ri, Arbër Prekazin, qendërmbrojtësin me karrierë të pasur dhe përvojë të gjerë në futbollin vendor.

“Përvoja dhe eksperienca e tij pritet të jenë një ndihmesë e madhe për rrugëtimin e skuadrës sonë, duke sjellë stabilitet, siguri dhe pjekuri në repartin defensiv”, ka njoftuar Prishtina e Re.

Gjatë karrierës së tij, Arbër Prekazi ka qenë pjesë e klubeve si KEK-u, Trepça, Vushtrria, Hajvalia, Besa Pejë, Ballkani, Gjilani dhe Malisheva, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli ‘74.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një muaj na ndan nga përfundimi i afatit për…