Arbër Vllahiu emërohet shef i misionit diplomatik të Kosovës në Çeki

13 prill 2018 | 19:45

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të PrishtinësArbër Vllahiu, do të jetë  shef i misionit diplomatik  të Kosovës në Çeki.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Diellza Hoti, e cila i ka uruar atij postin e ri.

“Urime detyra e re Arbër Vllahiu ; i ngarkuar me punë diplomatike në Pragë të Çekisë”, ka shkruar ajo në profilin e vet në “Facebook”.

Vllahiu ka qenë ish-këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, ndërkohe para pak kohësh i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ka filluar punën nga qershori i vitit 2010. Çekia ka njohur pavarësinë e Kosovës në maj të vitit 2008.

Por, ky vendim i Qeverisë së Çekisë nuk njihet nga presidentët e deritashëm çekë, të cilët kanë refuzuar edhe t’i presin diplomatët kosovarë në zyrat e tyre për dorëzimin e kredencialeve. Kjo është edhe arsyeja që Kosova atje nuk përfaqësohet në rang ambasadori, por me të ngarkuar me punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Noterët e Kosovës, janë ankuar te ministri i Drejtësisë, Abelard…