Arbër Zeneli, karrierën pritet ta vazhdojë në Arabinë Saudite

30 janar 2026 | 16:50

Arbër Zeneli mund të largohet nga Elfsborgu në afatin kalimtar dimëror. Dhe për ofertë shumë joshëse mund të transferohet në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.

Mediumi suedez “Expressen” ka raportuar të premten se për Zenelin ofertë serioze ka bërë skuadra Al Taawon. 

Zeneli pritet që ta pranojë ofertën e bërë dhe të largohet nga kampionati suedez. 

Zeneli u kthye tek Elfsborgu në mars të vitit 2024. Në atë kohë, ai ishte pjesë e futbollit të Turqisë, te skuadra e Adana Demirsporit. Para periudhës në Turqi, sulmuesi i krahut luajti në Francë te Reimsi. 

Dy vjet pas kthimit në Suedi, 30-vjeçari pritet të largohet sërish. 

Bisedimet mes klubeve dhe futbollistit, sipas mediumit suedez, janë duke u zhvilluar. 

Afati kalimtar dimëror në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermin Lopez edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Barcelonën,…