Arbër Zeneli largohet nga kampionati francez, kalon në Turqi

25 gusht 2023 | 13:05

Sulmuesi nga Kosova, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re.

Ylli i Kombëtares së Kosovës karrierën do ta vazhdojë tek Adana Demirspor në Turqi. Zeneli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën turke.

Reims i kishte bërë të qartë Zenelit se nuk llogarit më në të dhe se duhej të gjente skuadër të re.

Ylli nga Kosova do të luaj në sulm me Luis Nanin, ndërsa skuadra drejtohet nga legjendari Patrick Kluivert.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dështim total, kaos e çka jo tjetër”, e ka quajtur…