
Arbërie Nagavci e konfirmon: Glauk Konjufca, ministër i jashtëm
02 shkurt
20:19
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Glauk Konjufca do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.
“Nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohemi nga një kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca”.
“Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm. #QeveriaKurti”, ka shkruar Nagavci në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.