Arbnor Morina zbulon skuadrat finaliste të Kupës

02 qershor 2020 | 21:46

Garat e Kupës së Kosovës në futboll, tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe më interesante.

Më sfidën e sotme mes Prishtinës dhe Drenicës, takim ky që nis në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” nisin përballjet e gjysmëfinaleve.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Arbnor Morina në një prononcim për Gazeta-TOPI.com, mendon se të katër skuadrat gjysmëfinalen e kanë mëritur të jenë këtu ku janë.

“Të katër skuadrat kanë treguar konsistencë dhe kanë kualitet”, tha Morina.

Ish-trajneri i disa skuadrave elitare, thotë së detajet e vogla do të përcaktojnë skuadrat finaliste.

“Tani sipas meje do të vendosin detajet e vogla dhe përgatitja fizike si dhe zgjedhja më e madhe e lojtarëve brenda ekipit”, ka theksuar Morina, i cili aktualisht është Drejtor Sportiv tek Flamurtari.

Kujtojmë se nesër do të luhet ndeshja tjetër e gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, sfidë kjo që parashikohet të jetë e “zjarrtë”, sepse të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj garë prestigjioze në vendin tonë, garë e cila çon në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përkrahur idenë…