Arbnor Muja dërgon klubin në Europa League

02 qershor 2025 | 08:43

Skuadra e Samsunsporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Kayserisporit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Superligën turke.

Protagonist në këtë takim ishte edhe futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja.

Muja realizoi në sekondat e fundit duke ia dhuruar tri pikë skuadrës së tij.

Kështu skuadra ku luan mitrovicasi, bëri historinë, duke u kualifikuar në Europa League.

Muja gjatë këtij sezoni në Superligë ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim për ekipin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Lodge “Ta them prapë, të dua,” tha z. Pitt,…