
Arbnora Salihu e PDK-së: Kush do ta besonte që një shtet që aspiron BE-në e OKB-në të mos arrijë konstituimin e Kuvendit të vet (video)
15 korrik 2025
| 12:36
Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar bllokimin e punës së Kuvendit, duke e quajtur situatën një pengmarrje politike.
“Sot jemi këtu për të parë për herë të 47-të shembullin tipik se si mbahet peng shteti. A është ky Kuvendi i Kosovës apo zyra private e Albin Kurtit?”, ka thënë ajo, duke theksuar se një shtet që synon anëtarësimin në KE, BE dhe OKB, nuk arrin as ta konstituojë Kuvendin për shkak të frikës nga humbja.
“Kush do ta besonte se një shtet që aspiron që bëhet anëtare e KE-së, BE-së e OKB-së nuk arrin as ta konstituojë Kuvendin e vet dhe po mbahet peng, sepse një njeri ka frikë nga humbja”, ka thënë deputetja Salihu.