Arbnora Salihu: Me propozimin tim u bë plotësim-ndryshimi i emërtimit të Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport, duke përfshirë edhe Rininë

04 mars 2026 | 00:09

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, njëherit kryetare e Rinisë Demokratike ka njoftuar se është votuar propozimi i saj për plotësim-ndryshimin e emërtimit Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport, duke përfshirë edhe Rininë.

Në një postim në Facebook, Salihu është shprehur se ky ndryshim është i domosdoshëm për të reflektuar fushëveprimin real të komisionit dhe është garancë që politikat për të rinjtë do të jenë pjesë e agjendës parlamentare.

“Këto kërkesa i ngrita sepse në asnjë komision parlamentar nuk e gjeja të përfshirë Rininë si fushë të veçantë trajtimi. Pavarësisht se ish-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është ndarë në dy ministri: Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, aktualisht asnjë komision nuk e trajtonte drejtpërdrejt çështjen e Rinisë. Kjo krijonte një boshllëk institucional në nivel parlamentar. Fatmirësisht, sot propozimi im për ndryshimin e emërtimit të komisionit u miratua me shumicë votash, dhe fushëveprimtaria e komisionit tani përmban edhe Rininë”, ka shkruar ajo.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1B32hMmpYH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Vokshi Nallbani është riemëruar në pozitën e Drejtoreshës së…