Arbresha Krasniqi: Të gjitha partitë kanë përgjegjësi

23 qershor 2025 | 11:08

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi, ka kërkuar që subjektet politike të ulen dhe të diskutojnë me maturi për të dalë nga ngërçi institucional, duke theksuar rëndësinë e arsyetimit të votës së qytetarëve.

“Jam e bindur që të gjitha partitë politike, përveç asaj që e kërkon votën dhe e merr votën është e rëndësishme që të arsyetosh besimin qytetar. Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe përtej saj edhe ata qytetarë nuk e kanë ditur saktë si qëndron, si është situata. Tani e kanë të qartë ta kuptojnë jo në forma histerike ta arsyetojnë votimin e qytetarëve, por duhet të jenë në gjendje të ulen dhe të diskutojnë për të dhënë një zgjidhje që është në interes te qytetarëve. Subjektet politike duke filluar nga partia e parë e deri tek ne kemi përgjegjësi edhe për ngritjen e çmimeve, shtrenjtimin e energjisë”, theksoi ajo, raporton Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona në raste të ndara janë gjetur pa shenja…