ARC me drejtor të ri ekzekutiv: Kurti anashkalon Blerim Camajn, emëron të dytin në listë

13 nëntor 2025 | 22:29

Agjencia për Regjistrimin Civil nga sot ka një drejtor të ri ekzekutiv. Në këtë pozitë është emëruar Jetmir Haziri.

Në konkursin e shpallur rreth një vit më parë, më i poentuari nga komisioni i emëruar nga Qeveria e Kosovës kishte qenë drejtori aktual, Blerim Camaj, me 83 pikë, i pasuar nga Jetmir Haziri me 82.6 pikë. Megjithatë, kryeministri Kurti ka anashkaluar renditjen duke emëruar të dytin në listë.

Vendimi është marrë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por që është nënshkruar nga zv/kryeministri Besnik Bislimi, ndërsa mandati i Hazirit do të jetë katërvjeçar. Më herët, pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ARC-së e ka mbajtur Blerim Camaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endriti, djali i Hashim Thaçit, e ka uruar për kandidimin…