Ardian Gjini emëron nënkryetarin e komunës dhe disa drejtorë

01 tetor 2020 | 16:20

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar disa drejtorë në dikastere të caktuar dhe po ashtu ka emëruar edhe nënkryetarin e komunës.

Sipas njoftimit të komunës së Gjakovës në rrjetin social “Facebook” nënkryetar i komunës është emëruar Flamur Fetahaj.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka marrë vendim për emërimin e nënkryetarit dhe drejtorëve të rinj në disa dikastere.

Nënkryetar i Komunës është emëruar Flamur Fetahaj.

Drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative Nikollë Lleshi, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është emëruar Afërdita Spahiu Shllaku, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Haxhi Sejdiu, Drejtor për Punë Inspektuese Edmond Dushi, dhe Drejtor i Arsimit Gjevan Nikollbibaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga…