Ardian Gjini hap fushatën e balotazhit: Ecim bashkë edhe për 4 vitet që vijnë
03 nëntor 2025
| 10:50
Kandidati për kryetar të Gjakovë nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka hapur sot fushatën për balotazh.
Ai ka theksuar se kjo fushatë do tëla kurorëzojë fitoren e tyre të madhe më 9 nëntor.
“Sot po e nisim edhe zyrtarisht fushatën për balotazh, që do të kurorëzojë fitoren tonë të madhe me 9 nëntor. Për Gjakovën tonë që meriton të vazhdojë punën me projekte të mëdha, do të vazhdojmë të ecim bashkë edhe për 4 vitet që vijnë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.
Gjini në balotazh do të përballet me Ardian Golën e LV-së.



