Ardian Gjini me familje voton: Procesi i votimit të zhvillohet qetë dhe me dinjitet

12 tetor 2025 | 11:42

Kryetari aktual i Gjakovës dhe njëherësh edhe kandidat edhe për një mandat të ri, Ardian Gjini, ka njoftuar në “Facebook” se së bashku me familjen e tij, kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e Gjakovës në katër vitet e ardhshme.

“Para mediave, theksova rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe në votime, sepse vota e secilit qytetar është vendimtare për të ardhmen dhe drejtimin që merr komuna jonë. Shpresoj që procesi i votimit të zhvillohet qetë dhe me dinjitet, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në Gjakovë”, ka shkruar Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar platforma…