Ardian Gjini prezanton programin në Bec, Kralan dhe Dardani: Mirënjohja e qytetarëve matet me punët konkrete

01 tetor 2025 | 21:54

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, ka vazhduar prezantimin e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në bashkësitë lokale Bec, Kralan dhe Dardani.

“Ashtu siç po veprojmë gjithandej, sonte ndava programin tonë në Bashkësitë Lokale në Bec, Kralan e Dardani,” ka shkruar Gjini.

Ai theksoi se Aleanca gjithmonë garon me një program të qartë dhe të realizueshëm: “Në çdo palë zgjedhje, Aleanca garon me një program të cilin secili qytetar ka mundësi ta lexoj e më pastaj ta shoh të realizuar.”

Gjini përmbylli mesazhin duke theksuar se suksesi matet me punë konkrete: “Rezultati më i mirë dhe mirënjohja më e madhe mbeten puna jonë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, ka takuar gratë…