
Ardian Gjini rikandidon për Gjakovën – AAK-së i bashkohet ish-kryetari i PSHDK-së, Ferdinand Kolaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë po hyn në fazën vendimtare të konsolidimit politik para zgjedhjeve, me përkrahje të reja nga figura të njohura publike dhe politike të qytetit.
Ferdinand Kolaj, ish-kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) dhe aktualisht drejtor komunal, së bashku me Krenare Bushajn, Gjevalin Nikollbibajn, Ardian Nushin dhe dhjetëra drejtues të tjerë lokalë – përfshirë drejtora dhe asambleistë, i janë bashkuar Aleancës dhe Kryetarit Ardian Gjini.
Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj para pak minutave.
“Gjakova është bërë shembull i mirëqeverisjes. Aleanca është shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në vlera, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Bashkimi i këtyre emrave të dëshmuar është garanci për vazhdimësinë e suksesit”, ka deklaruar Kryetari i AAK-së, Haradinaj.