Ardian Gola fiton mandatin e deputetit, më i votuari në Gjakovë

10 janar 2026 | 09:58

Ardian Gola, kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka fituar mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke u renditur si kandidati më i votuari në komunën e Gjakovës.

Në një reagim publik, Gola falënderoi qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke theksuar nivelin e lartë të qytetarisë dhe vetëdijes demokratike. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e dhënë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila siguroi një mandat plebishitar me 486,994 vota, përkatësisht 51.11 për qind.

Gola falënderoi gjithashtu aktivistët e partisë për përkushtimin dhe energjinë e tyre, duke vlerësuar rolin vendimtar që ata patën në arritjen e asaj që ai e cilësoi si fitoren më të madhe elektorale në historinë politike të Kosovës së pasluftës.

Një mirënjohje të veçantë ai ua kushtoi qytetarëve që i besuan mandatin e dytë si deputet, duke veçuar Gjakovën, ku u bë kandidati më i votuar në nivel komunal me afro 12 mijë vota, mërgatën shqiptare për kontributin e saj të rëndësishëm, si dhe qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës, falë të cilëve u rendit i 23-ti në nivel vendi me gjithsej 34,352 vota.

“Ky besim është nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi edhe më e madhe për të përfaqësuar me dinjitet dhe për të punuar pa u ndalur për qytetarët dhe Republikën”, ka deklaruar Gola, duke shtuar se fitorja është dëshmi se rruga e ndryshimit, drejtësisë dhe zhvillimit po forcohet çdo ditë.

Ardian Gola është zgjedhur deputet nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkaku i pranisë së madhe të ujit në rrugë, në…