Ardian Ismajli mund të jetë gati për Serbinë

02 tetor 2025 | 13:10

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka gjasa të mira që të luajë kundër Serbisë, ndeshje që luhet javën e ardhshme.

Ismajli u dëmtua të hënën mbrëma në humbjen e Torinos nga Parma, ndërsa është konstatuar se nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.

Bazuar në shkallën e lëndimit të muskulit, Ismajli do ti mungojë Torinos vetëm një ndeshje, atë kundër Lazios këtë vikend.

Kështu që, gjasat janë të mira që Ismajli të ftohet nga selektori i Shqipërisë, Sylvinho për ndeshjet e këtij muaji, atë ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve dhe miqësoren kundër Jordanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori…