Ardian Ismajli pranë rikuperimit për ndeshjen ndaj Napolit

13 tetor 2025 | 15:18

Mbrojtësi i Torinos, Ardian Ismajli, është pranë rikuperimit për t’u bërë gati për ndeshjen kundër Napolit.

Sipas mediave italiane të hënën, Ismajli mund të jetë në dispozicion të skuadrës së Torinos për sfidën e së shtunës ndaj kampionit të Italisë.

Ai u ftua nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet me Serbinë dhe Jordaninë, por më pas u lirua nga grumbullimi për shkak të gjendjes së tij jo të plotë fizike.

Ismajli mungoi në ndeshjen e fundit të Torinos në Serie A kundër Lazios, për shkak të një lëndimi muskulor.

29-vjeçari nuk ishte pjesë e skuadrës edhe në tri ndeshjet e para të sezonit për shkak të këtij problemi shëndetësor dhe ka zhvilluar katër paraqitje në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Torinos këtë verë si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Empolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje dhe…