Ardit Halilaj riemërohet shef i kabinetit të kryetarit të Rahovecit

16 dhjetor 2025 | 11:35

“Sot, riemërova shefin e kabinetit, Ardit Halilaj”, kështu ka njoftuar në “Facebook” kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka bërë me dije se gjatë mandatit të kaluar, Halilaj ka dëshmuar përkushtim të lartë, qasje unfikuese mes Kabinetit dhe Administratës Komunale dhe suksese në detyrat që i janë besuar, duke kontribuuar në punën e përditshme të institucionit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“I uroj suksese të mëtejshme në mandatin e ri dhe jam i bindur që do të vazhdojë të punojë me të njëjtin profesionalizëm dhe me përgjegjësi për të mirën e komunës së Rahovecit”, ka shkruar kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, kafen e mëngjesit sot…