Ardit Iljazi transferohet në Ferizaj

05 qershor 2025 | 14:35

Ardit Iljazi është futbollist i ri i Ferizajt.

Klubi i Superligës ka njoftuar sot se e ka transferuar qendërmbrojtësin dhe njëherësh mbrojtësin e djathtë, i cili kishte përvoja edhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut.

“FC Ferizaj e ka kënaqësinë ta prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv, Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri. Arditi luan në pozitat qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal. Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!”, ka njoftuar FC Ferizaj nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Ndërsa futbollisti Aedit Iljazi, ka thënë se ndihet i lumtur që po i bashkohet ekipit ferizajas, me të cilin synon ta ketë një sezon mjaft pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 05.06.2025 *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…