
Ardon Jashari, i treti mes mesfushorëve më të shtrenjtë të Milanit
Ardon Jashari i afrohet shumë Charles De Ketelaere në rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit belg. Faktor vendimtar për të ndryshuar ekuilibrat do të jenë bonuset, por ndërkohë, mesfushori shqiptaro-zviceran siguron një vend në podiumin e mesfushorëve më të kushtueshëm në historinë e Milanit.
Rekordi në këtë kategori vijon të qëndrojë prej 24 vitesh dhe për këtë merkato verore mbetet i paprekur. Rui Costa mbetet ende lojtari për të cilin Milani ka shpenzuar më shumë. Për momentin, në pritje të aktivizimit ose jo të bonuseve, vendi i dytë vijon t’i takojë Lucas Paqueta, për të cilin tifozët kuqezinj kanë kujtime më pak të bukura sesa për portugezin. Në detaje, ja 10 mesfushorët më të shtrenjtë në historinë e Milanit.
Kjo renditje përfshin edhe lojtarë aktualë të skuadrës kuqezi:
- Rui Costa
Nga Fiorentina te Milani në vitin 2001
41.32 milionë euro
- Lucas Paqueta
Nga Flamengo te Milani në vitin 2019
38.4 milionë euro
- Ardon Jashari
Nga Brugge te Milani në vitin 2025
36 milionë euro
- Franck Kessie
Nga Atalanta te Milani në vitin 2019
32 milionë euro
- Tijjani Reijnders
Nga AZ Alkmaar te Milani në vitin 202
24.8 milionë euro
- Samuele Ricci
Nga Torino te Milani në vitin 2025
23 milionë euro
- Clarence Seedorf
Nga Interi te Milani në vitin 2002
22.5 milionë euro
- Hakan Çalhanoğlu
Nga Leverkusen te Milani në vitin 2017
22.3 milionë euro
- Yunus Musah
Nga Valencia te Milani në vitin 2023
21.2 milionë euro
- Andrea Bertolacci
Nga Roma te Milani në vitin 2015
21 milionë euro