Argjentina regjistron numrin më të madh të vdekjeve ditore nga Covid-19

12 gusht 2020 | 17:50

Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5 004.

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës ka njoftuar se bëhet fjalë për numrin më të madh të të vdekurve në një ditë.

Në njoftimin theksohet se në periudhën e njëjtë është konfirmuar koronavirusi tek 7 043 persona dhe se numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 260 911.

Epiqendra e infeksionit është Buenos Aires, ku me 4 576 raste që janë konfirmuar gjatë ditës së kaluar, numri i të infektuarve është rritur në 161 242.

Në Argjentinë më 20 mars me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit është vendosur orë policore, që më vonë u hoq nëpër vende ku u regjistruan më pak raste.

Ora policore, në një formë më të butë, është vazhduar në Buenos Aires deri më 16 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar…