
Ari Isufaj me mesazh të fortë për klasën politike: “Po dëshmoni se e doni karrigen më shumë se Kosovën”
Sipërmarrësi i njohur shqiptar me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ari Isufaj, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me debatet politike aktuale në Kosovë, duke lënë të kuptohet se vendimmarrja politike po ndikohet më shumë nga interesa personale sesa nga përgjegjësia ndaj shtetit, shkruan Gazeta Projekti.
Në statusin e tij, Isufaj shkruan:
“Votim i hapur apo i fshehtë. Me apo pa vendim kushtetues. Po dëshmoni se e doni karrigen më shumë se Kosovën. Kosovë, na fal!”
#Kosovaepara #Merrunivesh
Kjo deklaratë vjen në një periudhë tensioni ku partitë politike nuk po mirren vesh për konstituimin e Kuvendit.
Isufaj, i njohur për angazhimin e tij në diasporë dhe qëndrimet pro-transparencës dhe zhvillimit demokratik të Kosovës, ka përsëritur shpesh thirrjet për unitet, përgjegjësi dhe vendosjen e interesit kombëtar përpara atij personal apo partiak.